Katërshja kosovare në krye me Genc Nuzën delegohen në ndeshjen kualifikuese

Katërshja kosovare në krye me Genc Nuzën delegohen në ndeshjen kualifikuese

Sport mars 15, 2019 - 16:05
Detajet

Në Kampionatin e Kosovës po delegohet shumë pak, por jo edhe në arenën ndërkombëtare, raporton Zëri.info 

Gjyqtari më i mirë i Kosovës në vitet e fundit, Genc Nuza, me kolegët e tij është caktuar gjyqtar i ndeshjeve kualifikuese të Kampionatit Evropian (U-21).

Kështu, më 20 mars Genc Nuza do të jetë gjyqtar kryesor në sfidën Qipro-Gjibraltari, ndërsa asistent të tij do të jenë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, përderisa gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala. /Zëri.info