Prapësohet ideja e Infantonos dhe Bobanit

Prapësohet ideja e Infantonos dhe Bobanit

Sport mars 15, 2019 - 15:36
Detajet

FIFA, e drejtuar nga presidenti i saj, Gianni Infantino dhe këshilltari i tij, Zvonimir Boban, i ka pasur dy ide për ta bërë garën në nivel reprezentacionesh dhe klubesh më interesante, shkruajnë mediat britaknike, përcjell zeri.info.

Ideja e parë ishte Liga Globale e Kombeve, garë e njëjtë si e UEFA-s, Liga e Kombeve. Por, nga kjo është dashur të hiqet dorë, pasi kalendari në nivel të Përfaqësueseve është shumë i ngjeshur.

Ideja e dytë ishte ndryshimi i formatit të kampionatit Botëror të Klubeve, por Infantino dhe Boban kanë përjetuar dëshpërim.

Ata kanë planifikuar që në kampionatin Botëror të klubeve të marrin pjesë madje 24 klubet më të mira, por që nuk e kanë marrë ‘dritën e gjelbër’ nga UEFA.

Madje 15 klube të mëdha, si Manchester United, Barcelona dhe Ajax i kanë shkruar FIFA-s se e kundërshtojnë ndryshimin e formatit të Kampionatit Botëror të klubeve dhe se asnjë klub nga Konfederata Evropiane e Futbollit (ECA) nuk do të marrë pjesë.

ECA përfaqëson 232 klube, përfshirë klubet më të mëdha evropiane.