Dihen edhe përballjet e mundshme në gjysmëfinale

Dihen edhe përballjet e mundshme në gjysmëfinale

Sport mars 15, 2019 - 12:52
Detajet

Barcelona dhe Liverpool mund të përballën në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nëse të dyja e kalojnë faqen çerekfinale.

Fituesi i duelit të parë çerekfinale do të ndeshjet me fituesin e duelit të tretë, ndërsa i dyti më të katërtin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kjo nënkupton se fituesi i duelit të parë çerekfinal, që është Ajax – Juventus do të përballët me fituesin e duelit të retë çrekfinal Tottenham – Manchester City.

Fituesi i duelit të dytë çerekfinal mes Liverpoolit dhe Portos do të ketë punë me fituesin e duelit të katërt mes Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

Oraret e ndeshjeve:

9 dhe 10 prill: Çerekfinalet, ndeshjet e para

16 dhe 17 prill: Çerekfinalet, ndeshjet kthyese

30 prill dhe 1 maj: Gjysmëfinalet, ndeshjet e para

7 dhe 8 maj: Gjysmëfinalet, ndeshjet kthyese

1 qershor: Finalja – "Wanda Metropolitano", Madrid