15 vjet pas finales së Kupës FA heroi i Millwallit punon në metronë e Londrës

15 vjet pas finales së Kupës FA heroi i Millwallit punon në metronë e Londrës

Sport mars 15, 2019 - 12:42
Detajet

Ish-mbrojtësi i Millwallit, Robbie Ryan, para 15 vjetësh e kishte ndihmuar klubin anglez drejt rrugëtimit në finalen e Kupës FA. Ai tani punon si elektricist në metronë e Londrës, shkruan sot, gazeta “Zëri”

Ishte ndeshja më e rëndësishme e historisë së Millwallit, finalja e 2004-s dhe Dennis Wise i kërkoi Ryanit që ta lëndojë talentin fragjil të Manchester Unitedit, Cristiano Ronaldon. “Unë mund të kisha kryer punë me të në tri ose katër minutat e para”, thotë 44-vjeçari Ryan për “The Sun”, duke tundur kokën e tij.

Image

“Ishte në vijën e mesit të fushës, topi preku në tokë dhe unë mund të shkoja drejt tij dhe topit. Ne po kthehemi 15 vjet pas, kështu që mund ta bëja. Thjesht, bëja të ditur se je aty. Më kujtohet Wisey duke më thënë në pjesën e parë ‘Pse nuk e lëndove?’ Nuk e di. Ende pyetem për këtë. Njerëzit thonë, ‘Ti e ruajte Ronaldon’ dhe unë ‘Epo, në njëfarë mënyrë u mundova’”, shprehet ai.

Ronaldo shënoi një gol para përfundimit të pjesës së parë, derisa më pas dy golat e Ruud van Nistelrooyt ia dhuruar një fitore komode gjigantit anglez ndaj klubit të kategorisë së dytë.

Tashmë kanë kaluar 15 vjet dhe ish-mbrojtësi është duke qëndruar në karrige në një dhomë anësore të bazës së Transportit Nëntokësor të Londrës ku ai punon çdo ditë të javës në orën 11 të natës. Ai do të shkojë në stadium të dielën ku ish-bashkëlojtari i tij, Neil Harris, synon që ta mposhtë Brightonin dhe ta kualifikojë Millwallin në gjysmëfinale të Kupës FA. Për 12 vjetët e fundit Ryan ka punuar këtu si elektricist, ku e kaluara e tij njihet fare pak. Prej një eliminimi të dhimbshëm në Millwall e deri te të rënit në dashuri me futbollin në Bristol Rovers – e sidomos nga oferta nga një kanal pornografik – Ryan i mban të gjitha këto në vete. “Në rrugëtimin drejt finales së Kupës FA, unë e pata ‘Sky Sports’-in në shtëpinë time, qindra letra dhe njerëz që dëshironin ndonjë shënim prapa fanellës sime – ishte një kanal pornografik”, thotë ai.

“Kishte të bënte diçka me emrin tim. Ata thanë se do të më paguanin 10,000 funte dhe ne morëm vetëm një bonus prej 2000 funtesh për arritjen në finale. Klubi më tha: ‘S’mund ta bësh këtë’”. Thotë Ryan.

Finalja doli të jetë ndeshje e fundit e tij për Millwallin pasi klubi refuzoi që t’ia rriste pagën ose t’ia rinovonte kontratën. Ryan refuzoi një ofertë njëvjeçare për shkak të parimeve të tij. Mënyra se si ai përfundoi në Bristol atë verë ishte menduar të jetë një mit. “Jo, është e vërtetë. Djali i skautit të tyre po luante një lojë në kompjuter, ‘Championship Manager’ dhe e ka parë që unë jam në fund të kontratës dhe se nuk kisha klub. Skauti e telefonoi drejtuesin, Dean Atkins, me të cilin kisha luajtur disa herë dhe përfundova këtu. Nëse ai djalë nuk do të më shihte, unë do të kisha mbetur pa punë. Mund të kisha bërë më mirë si i papunë, që të jem i sinqertë”, thotë ai.

Përplasjet me Atkinsun dhe lëndimet e vazhdueshme bënë që Ryan të largohet nga Rovers pas vetëm gjashtë muajsh. Ai bëri prova te Northampton Toën, por nuk kaloi mirë dhe ai kishte nevojë për një punë që të paguante hipotekën. “Unë e urreja Bristolin, më lëndoi mua. Mendoja se do të rikthehesha te Northamptoni. Ata thanë: ‘duhet ta kesh fjetur me gruan e drejtuesit që të lanë të shkosh’, por unë e bëra një gabim në miqësore dhe ata thanë se nuk ishin në kërkim të një mbrojtësi të majtë”, shprehet Ryan.

Në rrugën drejt shtëpisë Ryan e telefonoi një mik, i cili ia kishte mundësuar në intervistë me Metronë e Londrës. “Është një punë e mirë. Është e vështirë, por ka shumë përgjegjësi. Ju keni punë me elektricitet të gjallë në 750 kilovatë. Jam në krye të një pune dhe punoj në hekurudha, unë shkoj te trafo me kabllo dhe ndali funksionimin e trenit. Kur kryhet puna, unë shkoj dhe i rivendos në funksion binarët. Puna ime më e mëdha është jashtë, por unë kam shkuar 150 metra poshtë nëpër tunele. E kam parë një dhelpër të copëtuar në gjysmë në shina. E kam parë një mi, të cilit i është varur koka. E kam bërë një fotografi për t’ia treguar të shoqes dhe fëmijëve”, tregon ai.

Puna e natës ia mundëson atij që të kalojë kohë me gruan dhe vajzën 13-vjeçare, të cilën e dërgon në shkollë dhe në mësimet e vozitjes. “Unë nuk fle shumë, rreth katër ose pesë orë në ditë. Unë ndihem mirë kur vjen fundjava”, shprehet Ryan.

Për 14 vjet të shtunat dhe të dielat i kishte kaluar duke udhëtuar në vend për të luajtur futboll. Këto ditë ai rrallë edhe i sheh ato. “Më dhemb tani. Unë jam një tifoz i Liverpoolit dhe madje nuk e pashë as ndeshjen me Mnahcester Unitedin. Unë e shikova pjesën e parë dhe dola me gruan time. Është për arsye se dikur e doja dhe tani jo. Ishte sikur një martesë e prishur. Mendoja se do ta doja gjithmonë futbollin. Ishte jeta ime, e lashë nënën dhe babin tim kur isha 17 vjeç për futbollin dhe nuk do t’i lija ata as për ndonjë vajzë – vetëm për futboll. Shkoj në Millwall një herë në vit dhe kur shkoj më pëlqen. Unë pi ndonjë pije dhe tifozët janë të mirë me mua. Unë shkova në Millwall-Everton dhe pimë disa gota para dhe pas ndeshjes, por ndeshja vetë ishte...”, thotë ish-futbollisti.

Ai largohet me shpirt të dekurajuar. Ryan sigurisht do të jetë me “Luanët” këtë fundjavë dhe shpreson që t’i dërgojë Harrisit një mesazh urimi. Ata janë pjesë e një grupi në “WhatsApp” së bashku me bashkëlojtarët Sean Dyche, Tony Warner, Joe Dolan dhe David Livermore. “Unë shkova në ndeshjen me Evertonin dhe djemtë më shkruan që të thoshin punë e paqme. Unë isha në lokal kështu që e bëra një video dhe e dërgova në grupin e ‘WhatsApp’”, thotë Ryan.

Por këtë herë ai do të jetë në stacionin e trenit. Dhe me Ronaldon që tashmë është drejt rrugës së pensionimit, a i duhet një ndihmë ekipit të teknikës së Transportit të Londrës?  “Sigurisht. Crsitiano mund të vijë dhe t’i mbajë kabllot për ne”, shprehet ai./Zëri