Vazhdon dinastia Maldini në futboll

Vazhdon dinastia Maldini në futboll

Sport mars 15, 2019 - 11:39
Detajet

Daniel Maldini është ftuar për herë të parë nga trajneri i ekipit U-18 të Italisë, Daniele Franceschini për ndeshjet e ardhshme të përfaqësueses, transmeton zeri.info

Familja Maldini pritet t’i jap edhe një tjetër talent futbollit italian.

Lojtari më i fundit nga dinastia Maldini luan në sulm, derisa është duke shkëlqyer për të rinjtë e Milanit.

Ai ka shënuar 9 gola këtë edicion në kampionatin e të rinjve dhe mu për këtë arsye ka tërhequr vëmendjen e Franceschinit./Zëri