Gjesti i pahijshëm i Ronaldos, portugezi rrezikon dënimin

Gjesti i pahijshëm i Ronaldos, portugezi rrezikon dënimin

Sport mars 15, 2019 - 11:34
Detajet

Tashmë kanë kaluar 48 orë që prej se Juventusi u kualifikua në mënyrë sensacionale në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve pas triumfit ndaj Atletico Madridit, transmeton zeri.info

Tre golat e Ronaldos, por edhe gjesti i tij, duke e prekur organin gjenital të tëij për ta festuar fitoren pas ndeshjes e mori vëmendjen e botës së futbollit.

E për shkak të këtij gjesti ai rrezikon që të dënohet nga UEFA.

Çështja pritet të diskutohet në dy nivele. Në nivelin disiplinor dhe në atë të gjuhës së trupit.

Sidoqoftë, gjest të njëjtë kishte bërë edhe trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone në ndeshjen e parë ndaj Juventusit në Madrid, por nuk ishte dënuar./Zëri