17 vjeçari nga Kosova nënshkruan me Bayern Munchenin

17 vjeçari nga Kosova nënshkruan me Bayern Munchenin

Sport mars 15, 2019 - 11:24
Detajet

Se Kosova ka shumë talent në futboll dëshmon edhe 17 vjeçari Lorent Glloboderi, i cili ka nënshkruar kontratë më gjigantin gjerman Bayern Munchen.

Glloboderi i cili është nga fshati Llugë i Podujevës ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me skuadrën gjermane.

Ai tashmë është pjesë e akademisë së klubit bavarez dhe ka arritur marrëveshje për pesë vjet, transmeton "Gazeta Olle"

Llapjani ka stërvitur edhe me klube kosovare përpara se të emigrojë në Gjermani, ku edhe tani ka shënuar sukseset e para në futboll.