Ekipi i kriketit i shpëton sulmit në Zelandën e Re, ku u vranë 49 persona

Ekipi i kriketit i shpëton sulmit në Zelandën e Re, ku u vranë 49 persona

Sport mars 15, 2019 - 11:19
Detajet

Ekipi i kriketit i Bangladeshit i ka shpëtuar sulmit fatal terrorist në një xhami në Christchurch të Zelandës së Re.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka thënë se 49 njerëz u vranë në sulmet terroriste në dy xhami, dhe më shumë se 40 të tjerë u plagosën seriozisht, transmeton Gazeta Express.

Ekipi i Bangladeshit mbërriti në xhaminë Al Noor, afër Hagley Oval, kur kishte nisur sulmi terrorist.

Një anëtar i ekipit shkroi në Twitter se ekipi i Bangladeshit ishte shumë me fat që shpëtoi dhe se ai nuk do të donte kurrë të shihte gjëra të tilla në të ardhmen.

Bangladeshi ka njoftuar se ekipi është i sigurt tani në hotelin e vet dhe se do të rikthehet në shtëpi në ditët në vazhdim.