Interi 'zi e ma zi'

Interi 'zi e ma zi'

Sport mars 14, 2019 - 23:20
Lexo Detajet

Interi është eliminuar nga Europa League

Skuadra gjermane, Eintracht Frankfurti, ka fituar 0-1 midis “Giuseppe Meazza” për ta shokuar skuadrën italiane, duke e eliminuar nga Europa League, pasi takimi i parë kishte përfunduar 0-0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi sulmuesi, Luka Jovic, në minutën e gjashtë të ndeshjes, shkruan Express.

Kujtojmë se Jovic, është duke u kërkuar nga Real Madridi dhe Barcelona.

Interi hyri në këtë ndeshje me shumë mungesa, Lautaro e Miranda t suspenduar, Nainggolan e Brozovic të lënduar – derisa vazhdon të mungojë ende Mauro Icardi.

Derisa në mungesë të këtyre të shumtëve, nuk mundë të paraqiten Roberto Gagliardini e Joao Mario, që nuk janë në listë për ndeshjet e Europa League.