Refuzoi Shqipërinë, Greqia e lë jashtë listës Durmishajn

Refuzoi Shqipërinë, Greqia e lë jashtë listës Durmishajn

Sport mars 14, 2019 - 17:28
Detajet

Zgjedhja e Durmishajt për të përfaqësuar kombëtaren greke dhe jo atë shqiptare ishte lajm që kishte bërë shumë bujë.

Durmishaj tani nuk është grumbulluar nga Kombëtarja greke për dy ndeshjet, që do të luajë këtë muaj kundër Lihteshtajnit dhe Bosnjës, në kuadër të kualifikuesve të Europianit 2020, transmeton albeu.com

Federata greke nuk e ka marrë dritën jeshile për të grumbulluar Durmishajn dhe pritja e tij do të shtyhet deri në qershor, ku me shumë gjasa do të luajë kundër Italisë dhe Armenisë.