E parashikoi ndeshjen Bayern – Liverpool në bastore, fiton mijëra euro

E parashikoi ndeshjen Bayern – Liverpool në bastore, fiton mijëra euro

Sport mars 14, 2019 - 17:01
Detajet

Një person e parashikoi saktësisht rrjedhën e ndeshjes mes Bayern Munichut dhe Liverpoolit. Për shkak të këtij parashikimi, ai i fitoi 3,518 euro.

Ai kishte parashikuar se Virgil van Dijku dhe Sadio Mane do të shënonin në këtë ndeshje me kokë. Kjo gjë ndodhi gjatë ndeshjes dhe si rezultat, tifozi i fitoi 3,518 euro nga vetëm 5,8 euro me të cilat kishte vënë bast, transmeton Gazeta Express.

Liverpooli e mposhti Bayernin në Allianz Arena me rezultat 3:1. Kjo fitore ia siguroi anglezëve një vend në çerekfinale, pasi që ndeshja e parë mes këtyre dy klubeve kishte përfunduar barazim pa gola.

Mane e kishte shënuar golin e parë të ndeshjes, në minutën e 26-të, ndërsa më vonë kishte shënuar përsëri, në minutën e 84-të.

Pasi Joel Matip shënoi autogol, rezultati ishte barazuar, mirëpo Virgil Van Dijku e ktheu skuadrën e Jurgen Kloppit përsëri në epërsi, duke shënuar në minutën e 69-të të ndeshjes.

Image

Me humbjen, Bayern Munichu dështon të kualifikohet për në fazën e çerekfinaleve për herë të parë që nga sezoni 2010/11. Ndërsa, klubet e Premierligës po e dominojnë garën më prestigjioze të Evropës këtë sezon.

Liverpooli i bashkohet Tottenhamit, Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt në mesin e tetë klubeve më të mira të këtij sezoni.