Mourinho flet për rikthimin e Zidanet në Real

Mourinho flet për rikthimin e Zidanet në Real

Sport mars 14, 2019 - 16:55
Detajet

Jose Mourinho e ka quajtur të përkryer rikthimin e Zinedine Zidanet në krye të stolit të Real Maridin, duke insistuar se nuk është i zhgënjyer që u anashkalua, transmeton zeri.info

Mourinho dukej se do të rikthehej te Real Madridi, me tifozët që kishin brohoritur emrin e tij në humbjen 4:1 nga Ajaxi në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, gjiganti madrilen vendosi për Zidanen, njeriun që fitoi tre herë radhazi Ligën e Kampionëve dhe një titull të La Ligës për dy vite e gjysmë në “Santiago Bernabeu”.

“Më duket e përkryer sipas mendimit tim. Me ato gjërat fantastike që i ka bërë gjatë viteve të fundit, duket e përkryer”, deklaroi Mourinho.

“Për Real Madridin është e përkryer dhe për të është një mundësi e madhe për të demonstruar sesa i mirë është. Dhe tani me një projekt të ri, është fantastike”, shtoi ai.

I pyetur nëse është i zhgënjyer, Mourinho u përgjigj: “Kurrë nuk e thashë nëse e dua apo jo. Unë thjesht ju thashë që Zidane në Madrid është një gjë e përkryer”./Zëri