Basti i çuditshëm i Ronaldos me modelen nga Venezuela - i kishte kërkuar ta kafshojë nëse do të shënonte gol

Basti i çuditshëm i Ronaldos me modelen nga Venezuela - i kishte kërkuar ta kafshojë nëse do të shënonte gol

Sport mars 14, 2019 - 15:55
Detajet

Një modele mahnitëse ka pohuar se Cristiano Ronaldo i ka dërguar mesazhe secrete duke e pyetur atë se do t’ia ‘kafshojë vitthet’ në rast se ai shënon gol.

Bukuroshja nga Venezuela, Alexandra Mendez ka zbuluar mesazhet nga WhatsApp në një emission televiziv.

Image

Në mesazhet private, 34-vjeçari shihet t’i ketë kërkuar asaj numrin e telefonit, shkruan Zëri.

Më pas, ylli i Juventusit i dërgonte asaj ‘selfie’ para se të vinte një bast me modelen.

Ai kishte vënë bast me Mendez se nëse do të shënonte, do t’ia ‘kafshonte vithet’.

Image

Ajo tregoi për ‘ATV’ se asgjë më nuk ndodhi mes tyre, pavarsisht se u takuan fytyrë më fytyrë.

Mesazhet në fjalë kanë dalur tashmë në publik, por besohet se janë shkëmbyer tri vite më parë.

Image

Aso kohe, Ronaldo ishte duke luajtur në Real Madrid, para se të takohej me bukuroshen spanjolle, Georgina Rodriguez.

Mendez ka insistuar se nuk ka ndodhur asgjë intime mes tyre, pavarsisht takimit të tyre pas ndeshjes./Zëri/

Image

Image