Ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku

Ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku

Sport mars 14, 2019 - 15:44
Detajet

Pas sëmundjes së rëndë, sot ka ndërruar jetë ish-futbollisti i Prishtinës, Sabit Dallku, raporton Zëri.info.

Sabiti ka luajtur për Prishtinën në fundvitet 70-ta dhe në fillim të viteve 80-ta. Sabiti ka qenë mbrojtës me nam i skuadrës më të madhe në vend, Prishtinës.

Ka qenë pjesë e gjeneratës e cila pati filluar të krijohet me trajner Ilija Dimovskin, e që pastaj patën arritur majën e futbollit ish-jugosllav.

Hapave të babait me shumë sukses në karrierën e futbollit e kanë përcjell të dy djemtë, Armendi tani kapiten i Prishtinës, dhe Ardini futbollist i Vorskla Poltavës nga Ukraina.

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më 15 mars me kohë të “Xhuma-s” në varrezat e Vushtrrisë.

FC Prishtina shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes Dallku. /Zëri.info