U ftua për herë të parë nga Kosova, Florent Hasani shfaq emocionet

U ftua për herë të parë nga Kosova, Florent Hasani shfaq emocionet

Sport mars 14, 2019 - 15:39
Detajet

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listen e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e radhës të Përfaqësueses.

Kosova do t’i zhvillojë dy ndeshje këtë muaj - fillimisht do të luajë një miqësore me Danimarkën më 21 mars.

Ndërkaq, katër ditë më vonë, do të luajë kundër Bullgarisë në ndeshjen e parë eliminatore të Kampionatit Evropian, “Euro 2020”, shkruan Zëri.

Për herë të parë në Përfaqësuesen A është ftuar edhe mesfushori i Diosgyori, Florent Hasani.

Image

Ish-mesfushori i Trepçës’89 në një prononcim për gazetën “Zëri” tha se është i nderuar me ftesën që ka marrë nga Challandes.

“Është nder që kam marrë ftesën dhe të jem pjesë e Përfaqësueses “, tha fillimisht Florent Hasani.

“Këtë rrugë e kam filluar që nga U-17, kurse tani erdhi koha që të jem pjesë e Përfaqësueses A. Për mua ky është një motiv shumë i madh që të vazhdoj tutje dhe të jem i gatshëm maksimalisht që ta jap kontributin për Kosovën”, tha Florent Hasani për gazetën.

Ndryshe, Hasani deri në vitin e kaluar përfaqësoi grupmoshat U-21./Zëri/