ZYRTARE: Bernard Challandes publikon listën anti-Danimarkë dhe Bullgari

ZYRTARE: Bernard Challandes publikon listën anti-Danimarkë dhe Bullgari

Sport mars 14, 2019 - 15:01
Detajet

 

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për miqësoren kundër Danimarkës më 21 mars dhe për ndeshjen e parë në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020” kundër Bullgarisë, më 25 mars, shkruan Zëri.

Për herë të parë pjesë e Përfaqësueses A do të jetë Florent Hasani, anëtar i deritashëm i Grupmoshave U21 dhe pjesë e skuadrës hungareze, Diosgyori.

Ndërkaq, në listen e Challandes janë rikthyer ylli i Swansea Cityt, Bersant Celina dhe Bernard Berisha.

Grumbullimi dhe akomodimi i futbollistëve të Përfaqësueses do të bëhet, të hënën./Zëri/

Image