Ronaldo është jashtëtokësor, ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit

Ronaldo është jashtëtokësor, ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit

Sport mars 14, 2019 - 14:27
Detajet

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes nuk ka asnjë dyshim që klienti i tij do të bëjë histori me Juventusin, transmeton zeri.info

“Ai është lojtari më i mirë në historinë e kësaj loje dhe ai e ka treguar këtë ndaj Atletico Madridit”, deklaroi Mendes.

“Ai është një jashtëtokësor, ai e ka bërë diferencën në Angli dhe Spanjë dhe e njëjta po ndodhë edhe në Itali”, shtoi agjenti, i cili gjithashtu tha se Ronaldo është lojtari më i mirë që ka pasur ndonjëherë Real Madirdi.

“Pa të Real Madridi nuk do të kishte fituar kaq shumë, ai është lojtari më i mirë në historinë e Real Madridit. Jam i sigurt se ai do ta bëjë diferencën edhe në Itali gjithashtu. Ai do të bëjë histori me Juventusin. Cristiano është epik, i jashtëzakonshëm, hyjnor”, u shpreh ai.