Mbrojtësi shqiptar në formacionin e më të mirëve të javës në Angli

Mbrojtësi shqiptar në formacionin e më të mirëve të javës në Angli

Sport mars 14, 2019 - 14:19
Detajet

Ezgjan Alioski është njëri prej futbollistëve më të mirë të Leeds United në Ligën e Dytë të futbollit anglez.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, njëherit reprezentues i Maqedonisë ka qenë titular në përballjen e fundit të Leeds United kundër Reading në kuadër të javës së 37-të.

Në fitoren 3:0 kundër Reading, Alioski bëri një paraqitje të shkëlqyer, me ç’rast u përfshi në formacionin e më të mirëve të javësh, shkruan Zëri.

Image

Paraqitja e Alioskit kundër Reading u vlerësua me notën 7.6 nga “WhoScored”, duke e përfshirë atë në këtë formacion.

Ndryshe, Alioski është paraqitur në 36 ndeshje në Ligën e Dytë të Anglisë këtë sezon, ku ka shënuar shtatë gola si dhe ka dhuruar pesë asistime..

Në Leeds United, Alioski u transferua në verën e vitit 2017 nga Lugano për 2.7 milionë funte./Zëri/

Image