Emery, i duhuri për Arsenalin

Emery, i duhuri për Arsenalin

Sport March 14, 2019 - 11:06
Detajet

Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Per Mertesacker beson se Unai Emery është njeriu i duhur për klubin anglez, transmeton zeri.info

Emery e mori drejtimin e Arsenalit në verën e vitit të kaluar, derisa nënshkroi kontratë tre-vjeçare.

“Momentalisht ne jemi shumë të lumtur me të. Nga mënyra se si ai i qaset ndeshjes dhe i sjell diçka më ndryshe klubit. Duke qenë këtu unë po mundohem që ta përkrahi sa më shumë që mundem”, deklaroi Mertesacker, që tani punon me të rinjtë e Arsenalit.

“Unë i shikoj sesionet stërvitore të tij dhe ai është hapur për biseda. Ai flet për ditët kur përballeshim me njëri-tjetrin. Ai trajnonte Valencian dhe unë luaja për Bremenin”, shtoi ai./Zëri