Warriors, triumfues ndaj Rockets

Warriors, triumfues ndaj Rockets

Sport March 14, 2019 - 10:46
Detajet

Golden State Warriors ka shënuar fitore në udhëtim te Houston Rockets me rezultatin 106:104, transmeton zeri.info

Klay Thompson me 30 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime, DeMarcus Cousins me 27 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime dhe Stephen Curry me 24 pikë, 5 asistime dhe 4 kërcime ishin më të mirët në fitoren e Warriors.

Ndërkohë, te Rockets më të dalluarit ishin James harden me 29 pikë, 10 asistime dhe 3 kërcime dhe Chris Paul me 24 pikë, 6 kërcime dhe 3 asistime.

Fitore ka shënuar edhe Oklahoma City Thunder në shtëpi ndaj Brooklyn Nets me rezultatin 108:96. Russell Westbrook ishte i pandalshëm duke regjistruar dyshifror të trefishtë. Westbrook realizoi 31 pikë, 12 kërcime dhe 11 asistime, derisa kontribuoi edhe Paul George me 25 pikë, 9 kërcime dhe 3 asistime. Te Nets më i dalluari ishte Spencer Dinwiddie me 25 pikë, 5 kërcime dhe 2 asistime.

Rezultatet: Oklahoma City – Brooklyn 108:96, Washington – Orlando 100:90, Atlanta – Memphis 132:111, Miami – Detroit 108:74, Houston Golden State 104:106, Phoenix – Utah Jazz 97:114.