Adnan Januzaj, 'urë lidhëse' mes Paul Pogbas dhe kalimit të tij në Spanjë

Adnan Januzaj, 'urë lidhëse' mes Paul Pogbas dhe kalimit të tij në Spanjë

Sport March 14, 2019 - 10:48
Detajet

Ish-anësori i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj thotë se Paul Pogba e ka pyetur atë në lidhje me jetën në Spanjë.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën ka qenë i lidhur me një kalim në La Liga gjatë viteve të fundit, pasi që e ardhmja e tij në “Old Trafford” ka qenë në mëdyshje.

Image

Vitin e kaluar, mediet e lidhnin mesfushorin francez me një kalim te Barcelona për shkak të mosmarrëveshjeve me trajnerin e atëhershëm të Manchester Unitedit, Jose Mourinho, shkruan Zëri.

Megjithatë, me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer gjërat kanë ndryshuar, teksa Pogba në 16 paraqitje nën urdhrat e norvegjezit, ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar shtatë asistime.

Duke folur për një radio lokale, përcjell nga “Mundo Deportivo”, mesfushori istogas, Januzaj ka zbuluar se çfarë Pogba e ka pyetur atë për Spanjën.

“Ne njihemi që prej kur ishim të rinjë”, tha fillimisht reprezentuesi i Belgjikës.

Image

“Ne kemi bërë gjithçka së bashku. Unë shkoja në shtëpinë e tij dhe ai vinte te shtëpia ime. Ai më ka pyetur se si është Spanja dhe ai pëlqen t’i shikoj ndeshjet e mia. Gjithashtu edhe unë ndeshjet e tij”, tha Januzaj në mes të tjerash./Zëri/