Për shkak të Shaqirit, tifozët e Liverpoolit 'kapen' keq me Klopp

Për shkak të Shaqirit, tifozët e Liverpoolit 'kapen' keq me Klopp

Sport March 14, 2019 - 10:32
Detajet

Liverpooli u kualifikua mbrëmë në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë e fazës së eliminimit direkt përfundoi pa gola në “Anfield”, por epilog krejtësisht tjetër kishte në “Allianz Arena”.

Në Mynih, Liverpooli ia doli të fitojë me rezultat bindës, 3:1 për ta prekur çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, shkruan Zëri.

Image

Edhe në këtë ndeshje, trajneri Jurgen Klopp e injoroi mesfushorin nga Kosova, Xherdan Shaqiri.

Pasi nuk luajti në fundjavë kundër Burnleyt, Klopp vendosi të mos luajë as mbrëmë me reprezentuesin e Zvicrës.

Ndërkaq, tifozët e Liverpoolit nuk janë aspak të kënaqur me vendimin e trajnerit gjerman kundrejt Shaqirit.

Në rrjetet sociale, një tifoz me emrin ‘Adz’ ka shkruar: “P**dhu Jurgen Klopp, ai e trajton Xherdan Shaqirin si m*t”.

“Seriozisht, çfarë Xherdan Shaqiri ka bërë keq?”, ishte një koment tjetër nga ‘Josh Hinkel’./Zëri/  

Image