Dënim brutal nga UEFA kundrejt Spanjës për shkak të Kosovës

Dënim brutal nga UEFA kundrejt Spanjës për shkak të Kosovës

Sport March 14, 2019 - 09:46
Detajet

Ministri i Punëve të Jashtme të Spanjës, Zozep Borel, në prag të vizitës së tij zyrtare në Serbi, i ka treguar homologut të tij, Ivica Dacic se për shkak të refuzimit për ta lejuar ekspozimin e flamurit të Kosovës në kompeticionin e të rinjëve (U-17) në futboll, shteti spanjoll ka marrë një denim të rëndë nga UEFA.

Borel i ka treguar Dacic, i cili informoi më pas edhe opinionin serb, që përveç se humbi organizimin e Kampionatit në fjalë, gjithashtu Spanja do të duhet t’i paguajë shpenzimet e zhvendosjes së tij, dhe kështu UEFA gjithashtu do t’i pezullojë ata që të organizojnë ngjarje të tilla.

Gazetari sportiv, Vladimir Stankovic, i cili jeton në Spanjë që prej vitesh, thotë se është e vështirë të vlerësohet nëse dënimi i UEFA-s për shtetin spanjoll është i drejtë duke u bazuar në rregullat e shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë, shkruan Zëri.

“Kjo çështje nuk është sportive, por është më shumë një çështje politiko-klasike”, tha Stankovic.

Ai tutje thotë se Spanja ka qenë e vetëdijshme se me mos-lejimin e simboleve të Kosovës do të përballet me mundësinë e marrjes të të drejtës për organizimin e turnout, gjë e cila ka ndodhur pasi është zhvendosur në Zvicër si dhe për dënimet tjera eventuale.

Image

“Është e thjeshtë që organizimet e sportit duhet t’i respektojnë politikat shtetërore dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, për shkak se edhe në Kampionatin Botëror të karates, që pritej të mbahej në Madrid, nuk u lejuan simbolet e shtetit kosovar”, thotë ai.

Stankovic shton se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka bërë presion vazhdimisht për t’i respektuar të gjithë anëtarët e KON-it, përfshirë edhe Kosovën, por në këtë rast, kur vjen rasti te futbolli, kjo nuk ndodhi.

“Megjithatë, interesat politike ishin shumë të forta kështu që nuk u lejuan simbolet”, vazhdon tutje Stankovic.

Tutje, Stankovic beson se shteti spanjoll nuk do të ndikohet aspak nga presionet e Federatave Ndërkombëtare, pasi qëndrimi i tyre për pavarësinë e Kosovës nuk ka ndryshuar ende dhe se është që prej fillimit i njejtë./Zëri/