Liverpooli triumfues në Munich, kalon në çerekfinale

Liverpooli triumfues në Munich, kalon në çerekfinale

Sport mars 13, 2019 - 22:51
Detajet

Liverpooli ka shënuar një fitore të madhe 3:1 në udhëtim te Bayern Munichu në ndeshjen e dytë të së tetës së finales së Ligës së Kampionëve, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale, transmeton zeri.info

Liverpooli golin e parë e gjeti në minutën e 26-të përmes Sadio Manes.

Ndërkohë, vendasit arritën ta barazonin rezultatin në 1:1 falë një autogoli të Joel Matipit në minutën e 39-të, derisa me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

E në pjesën e dytë gjithçka shkoi siç është më së miri për anglezët, që i gjetën edhe dy gola.

Virgil van Dijk shënoi me kokë në minutën e 69-të, derisa ishte Mane me golin e dytë personal që e vulosi rezultatin përfundimtar të takimit në minutën e 84-t./Zëri