Zyrtare: Klubi i futsallit Prishtina e ndërron emrin

Zyrtare: Klubi i futsallit Prishtina e ndërron emrin

Sport mars 13, 2019 - 16:46
Detajet

Klubi i futsallit Prishtina është bërë me sponsor të ri, raporton Zëri.info.

Në katër-vjetorin e themelimit, klubi ka arritur marrëveshje me kompaninë MabetexGroup teksa klubi tashmë do të njihet si Mabetex Prishtina.

Lajmi është konfirmuar në rrjetin social Facebook nga drejtori i klubit, Fatos Dili.

“Pikërisht, në katër vjetorin e Klubit të Futsallit Prishtina, kemi festë të dyfishtë.

Sot kemi arritur marrveshjën me kompaninë gjigante shqiptare MabetexGroup, që për (5) vitet e ardhshme të jenë sponzor gjeneral i klubit të kryeqytetit. Po ashtu që nga ky edicion klubi ynë do të mbaj emrin: Mabetex Prishtina. Falenderoj z. Emin Pacolli, për përkrahjen, besimin dhe vlerësimin e punës sonë, ku që nga fillimi ishte dhe vazhdon të jetë përkrahë Prishtinës”, ka shkruar Fatos Dili.

Ky klub është ndër klubet më të organizuara në elitën e futbollit kosovar. /Zëri.info

Image

Image