Trajneri dhunues i mbi 100 fëmijëve, katër futbollistë kanë bërë vetëvrasje

Trajneri dhunues i mbi 100 fëmijëve, katër futbollistë kanë bërë vetëvrasje

Sport mars 13, 2019 - 15:34
Detajet

Drejtuesit e Manchester Cityt janë të gatshëm të paguajnë shumë të mëdha parash viktimave të abuzimit seksual nga ana e trajnerit Barry Bennell, raporton Zëri.info nga mediat angleze.

Klubi gjithashtu u ka kërkuar falje publike të gjitha viktimave, edhe pse garnitura e tashme udhëheqëse e Cityt nuk ka lidhje me ngjarjet e ndodhura në të kaluarën, shkruan BBC.

Vitin e kaluar Bennell e kishte pranuar se kishte abuzuar seksualisht me 55 fëmijë të shkollës së futbollit të të rinjve të Cityt në periudhën 1979- 1990, duke u dënuar me 31 vjet burgim. 

Benneln, i cili ndërkohë e kishte ndërruar emrin në Richard Jones, i kishte pranuar shtatë vepra, ndërkohë që është i ngarkuar me 48 të tilla. Megjithatë dyshohet se ai i kishte abuzuar seksualisht në shtëpinë e tij 100 fëmijë.

 

Që ngjarja të jetë më tragjike bëhet e ditur se katër ish-futbollistë të tij kishin bërë vetëvrasje, në mesin e të cilëve edhe legjendari Garry Speed dhe Allan Davis, të cilët sipas mediave britanike kanë qenë ‘futbollistë të dashur të Bennellit’.

 

Gazeta angleze “Thë Guardian” transmeton fjalët e njërit prej futbollistëve të abuzuar seksualisht nga Bennell, i cili ka dashur të mbetet anonim.

“Praktikisht kam jetuar me të. Më ka blerë dhurata, kemi udhëtuar me të, ndërsa më ka abuzuar që në natën e parë që kam fjetur me të”, thuhet në dëshminë e futbollistit.

Image

Ish-trajneri e kishte bërë një ‘parajsë për fëmijët’, e më pas me qindra herë i kishte dhunuar ata.

Për herë të parë Bennell është arrestuar në vitin 1994 në Floridë, ku e kishte vuajtur dënimin prej katër vitesh. Atëherë atë e kishte akuzuar një 13-vjeçar për abuzim seksual, derisa ishin në turne në SHBA.

Ndërkohë, pas daljes nga burgu, ku nuk e kishte kaluar krejt kohën, ai kishte dalë në gjyq në vitin 1998, ku ishte dënuar me nëntë vjet burgim, për shkak të abuzimit seksual të fëmijëve të moshave prej 9-15vjeç.

Image

Në majin e vitit 2015 ishte dënuar gjithashtu me dy vjet burgim për shkak të mëkateve të bëra në vitin e largët 1980, në një kamp të futbollit.

Ky ishte fillimi i tij, ndërsa akuzat për të ishin bërë gjatë viteve  1979-1991.

Gjykimi vazhdon edhe më tej, ndërsa sipas hulumtimeve të mediave angleze shumica e futbollistëve të abuzuar seksualisht më vonë kanë pasur probleme me drogën dhe alkoolin. /Zëri.info

Image