Risitë e Challandes, mesfushori kosovar merr ftesë për herë të parë nga Kosova

Risitë e Challandes, mesfushori kosovar merr ftesë për herë të parë nga Kosova

Sport mars 12, 2019 - 12:36
Detajet

Ditëve të ardhmshme, trajneri Bernard Challandes do ta publikojë listen e të ftuarve për dy ndeshjet e muajit mars.

Tekniku zviceran pritet t’i bëjë disa ndryshime, por edhe do të ketë ardhje të reja.

Njëra prej ardhjeve të reja është mesfushori kosovar, Florent Hasani, meson Zëri nga burime të afërta me lojtarin.

Ish-futbollisti i Trepçës’89 ka marrë ftesë nga Challandes, dhe pritet të debutojë për Përfaqësuesen A në miqësoren e 21 marsit kundër Danimarkës.

Image

Ndryshe, Hasani në nivel internacional deri më tani e ka përfaqësuar Kosovën U-21, ku në shtatë ndeshje, ka shënuar një gol.

Ndërsa, në nivel ekipor, 21-vjeçari luan në Hungari te skuadra e Diosgyor, ku këtë sezon, në 22 paraqitje, ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar një asistim./Zëri/