Zyrtare: Jordi Alba nënshkruan kontratë pesë-vjeçare me Barcelonën

Zyrtare: Jordi Alba nënshkruan kontratë pesë-vjeçare me Barcelonën

Sport March 11, 2019 - 14:21
Detajet

Barcelona dhe Jordi Alba kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës për pesë sezonet e ardhshme.

Me kontratën e re, klauzola blerëse e mbrojtësit spanjoll te klubi katalunas do të jetë 500 milionë euro, shkruan Zëri.

Jordi Alba ka arritur suksese tvshumta me Barcelonën, ku ka fituar 14 tituj dhe aktualisht është në sezonin e tij të shtatë në “Camp Nou”.

Image

Në shtatë sezone, Alba ka bërë 282 paraqitje, ku ka shënuar 14 gola.

Vlen të përmendet se në ndeshjen (6:1) kundër Sevillës në Kupën e Mbretit, Alba e festoi fitoren e tij të 200-të si futbollist i Barcelonës./Zëri/