'Jemi lodhur nga barazhi, në Superligë inkuadrohemi direkt – këta janë rivalët tanë kryesor'

Sport February 22, 2019 - 20:04
Detajet

Nga dita e nesërme(e shtunë) edhe zyrtarisht fillon stinori pranveror në Ligën e Parë të Kosovës në futboll

Përveç skuadrave si Vushtrria, Besa, Vitia e Vëllaznimi, në garë për të siguruar një vjend për dalje në Superligë është edhe skuadra nga Klina, KF Dukagjini.

Ish-kampioni i Kosovës gjatë sezonint 1993/94 do ta fillojë stinorin pranveror në ndeshjen si musafirë ndaj Ramiz Sadikut në Prishtinë të shtunë me fillim nga ora 13:00. Në këtë ndeshje së bashku me trajnerin e ri te skuadra nga Klina, pritet të debutojnë edhe tetë transferimet e reja të bëra gjatë merkatos së janarit.

Në një prononcim për Gazetën Metro, trajneri i Dukagjinit, Nazmi Rama, ka folur për synimet e tij me klubin gjatë këtij stinori.

“Siç dihet synimi i kjartë i klubit është inkuadrimi në Superligë. Edhe unë kam ardhë me të njejtat synime dhe besoj se do të jemi arrë e fortë për kundërshtarët”.

Në foto trajneri i Dukagjinit: Nazmi Rama.

Dukagjini ishte skuadër shumë aktive në tregun e transferimeve gjatë afatit kalimtar të janarit, duke transferuar në radhet e veta lojtarët si:Enis Manxholli, Dardan Podrimaj, Muharrem Musa, Drin Lladrovci, Ardit Berisha, Burim Qorri, Edmond Turku dhe Fuat Karabeg. Pas këtyre transferimeve, Rama deklaroi se atmosfera në klub mbetet e mrekullueshme dhe se tani ka konkurencë të fortë brenda klubit.

”Atmosfera mbetet e mrekullueshme në klub, kemi filluar përgatitjet që nga 15 janari dhe lojtarët janë tejet të disiplinuar, me transferimet e reja është shtuar edhe më shumë konkurenca në klub. Duhet falenderuar për përkrahjen e madhe nga drejtori sportiv, Fabian Veseli, dhe nga i gjithë qyteti i Klinës”, tha Rama.

Më tej, trajneri i skuadrës nga Klina zbuloi se edhe kush janë kundështarët kryesor në garën për dalje në Superligë, por ai mbetet i sigurtë se Dukagjini do inkuadrohet në Superligë direkt, pa barazh.

”Rivalët kryesor mbeten Vushtrria, Besa e Pejës dhe Vëllaznimi nga Gjakova”.

”Por, ne do të bejmë çmos për inkuadrimin direkt në Superligë. Dukagjini është lodhur nga eliminimi në dy barazhet e fundit dhe ne do ta rikthejmë skuadrën aty ku e ka vendin në Superligë. Qyteti i Klinës e dëshiron Superligën”, përfundoi deklaratën e tij, Nazmi Rama.

Ndryshe, Dukagjini ndodhet në pozitën e tretë në tabelë me 33 pikë, me vetëm pesë pikë më pak se lideri i tabelës, Vushtrria.