Spektakolare: Rrugëtimi i Majlinda Kelmendit deri te triumfi në Dyseldorf

Sport February 22, 2019 - 19:35
Detajet

Majlinda Kelmendi ka korrur sukses historik në Grand Slamin e Duseldorfit në Gjermani, duke e fituar medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja pejane ishte e jashtëzakonshem në garat që i ka zhvilluar gjatë ditës së sotme, duke shkëlqyer përballë kundërshtareve të saj.

Image

Në finalen e pasditës së sotme, Kampionia Olimpike arriti të fitojë përballë xhudistes nga Mongolia, Sosorbaram Lkhagvasuren, shkruan Zëri.

Rrethin e parë, Majlinda Kelmendi e kaloi pa luftë, teksa në rrethin e dytë kishte një përballje jo të lehtë me gjermanen, Verna Thumm.

Megjithatë, sportistja kosovare e nisi mbarë duke e mposhtur kundërshtaren nga Gjermania me Ippon, ndërkaq në rrethin e tretë, Kelmendi kishte punë me brazilianen, Eleudis Valentim.

Edhe ndaj brazilianes, Kelmendi ia doli të fitojë me Ippon, duke u kualifikuar kështu në çerekfinalen e këtij evinimenti që vlen edhe për pikë në Lojërat Olimpike, "Tokio 2020".

Në fazën çerekfinale, Majlinda e artë ia doli ta mposhtë jug-koreanen, Bokyeong Jeong me Ippon, njejtë siç bëri edhe në gjysmëfinale me italianen, Odette Giuffrida.

Madje, vlen të përmendet se heroina jonë ishte përballur me Odette Giuffrida edhe në finalen e madhe në Lojërat Olimpike "Rio 2016", ku Kelmendi kishte fituar medaljen e artë.

Ndryshe, nga gjithë sportistët kosovar, Majlinda ishte e vetme që mori pjesë në këtë garë pasi Nora e Akil Gjakova ashtu si Loriana Kuka pushuan.

Vlen të përmendet se në këtë ngjarje janë duke marrë pjesë 97 shtete, konkretisht 683 garues./Zëri/ 

Image