Pep Guardiola e dërgon në ‘qiellin e shtatë’ Aro Muriçin

Sport February 22, 2019 - 17:48
Detajet

Pep Guardiola ka dhënë fjalë të mira për portierin kosovar, Arijanet Muriç para finales të së dielës në Carabao Cup kundër Chelseat.

20-vjeçari ka luajtur në çdo ndeshje në këtë garë këtë sezon, duke pësuar vetëm një gol për Manchester Cityn.

Image

Muriçi ishte heroi i “Qytetarëve” në çerekfinalen e dhjetorit në ekzekutimin e penalltive kundër Leicester Cityt, por Guardiola pohon se ende nuk ka vendosur nëse do të startojë me reprezentuesin kosovar apo me Ederson, shkruan Zëri.

“Ne duhet të shohim. Më duhet të mendoj rreth kësaj. Muriçi ka qenë një lojtar i rëndësishëm për ne. Sidomos me penalltitë ndaj Leicesterit, ai ishte i jashtëzakonshëm”, u shpreh fillimisht trajneri katalunas.

“Ne i besojmë atij, kjo është arsyeja se pse ai është portiere ynë i dytë. Ne nuk kemi shikuar ta blejmë askënd në afatin kalimtar dimëror”, shtoi ish-trajneri i Barcelonës.

Image

Ndryshe, finalja e Carabao Cup mes Manchester Cityt dhe Chelseat zhvillohet të dielën në “Wembley”./Zëri/