Dënim 'sa për sy e faqe' për mesfushorin shqiptar pas ndërhyrjes brutale në futbollistin serb

Sport February 22, 2019 - 17:18
Detajet

Migjen Basha e ka marrë një lajm fenomenal pas incidentit në ndeshjen e fundit ndërmjet Arisit dhe Panioniosit.

Mesfushori shqiptar kishte bërë një ndërhyrje të tmrrshme ndaj futbollistit shqiptar, Maksimovic, shkruan Zëri.

Megjithatë, anëtari i Kombëtares shqiptare ka marrë dënimin më të lehtë të mundshëm.

Për këtë ndërhyrje, Basha u përjashtua direkt me të kuq, si dhe do të mungojë në ndeshjen e radhës me PAOK-un.

Gjithashtu, Arisi ka vendosur që ta dënojë lojtarin edhe me një gjobë prej 80 eurosh.

Por, mesfushori shqiptar pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës të Arisit./Zëri/