LIVE: Këtu mund ta shikoni finalen mes Majlinda Kelmendit dhe xhudistes mongoleze

Sport February 22, 2019 - 16:49
Detajet

Majlinda Kelmendi pas pak minutash do të zbresë në sallë për ta zhvilluar finalen e Grand Slamit të Dyseldorfit të Gjermanisë.

Xhudistja nga Peja në finale do të përballet me mongolezen, Sosorbaram Lkagvasuren, shkruan Zëri.

Për të arritur në finale, Majlinda mposhti Verna Thumm, Eleudis Valentim, Bakyeong Jeong dhe italianen, Odette.

Rrethin e parë, Majlinda e kaloi pa luftë, ndërsa në ndeshjet tjera suksesshëm kreu punë me Ippon.

Image

Dueli final mes Majlindes dhe xhudistes mongoleze do të zhvillohet Brenda pak minutash, ndërsa ju mund ta shikoni duke klikuar KËTU.

Ndryshe, Majlinda është garuesja e vetme nga Kosova që po merr pjesë në këtë eviniment, pasi Loriana Kuka, Akil dhe Nora Gjakova u pushuan.

Grand Slami i Dyseldorfit është gara e dytë në të cilën Majlinda po merr pjesë pas Tel Avivit, ku ajo mori medaljen e artë./Zëri/