Nuk iu plotësua ëndrra për Kosovën, Kosovare Asllani reagon në rrjetet sociale

Sport February 21, 2019 - 23:28
Detajet!

Ditën e sotme është hedhur shorti për eliminatoret e Kampionatit Evropian, "EURO 2021" në konkurrencën e femrave.

Në këtë cikël, për herë të parë do të marrin pjesë 48 shtete, shkruan Zëri.

Në mesin e tyre është edhe Përfaqësuesja e Kosovës, e cila do ta kërkojë kualifikimin nga Grupi A.

Vashat e Afërdita Fazliut do të përballen me Rusinë, Holandën, Turqinë dhe Estoninë.

Ndërsa, pas shortit ka reaguar edhe futbollistja kosovare, Kosovare Asllani, e cila përfaqëson Suedinë.

Asllani ka shprehur keqardhjen që nuk do të përballet me vendlindjen e prindërve të saj, por se i ka uruar sukses Kosovës.

"Fatkeqësisht nuk jemi në grupin e njëjtë me Kosovën, por i uroj gjitha të mirat në këto eliminatore", ka shkruar Asllani në Instagram. Zëri.info