VIDEO: Shikoni momentin kur Granit Xhaka 'kapet' me futbollistin serb

Sport February 21, 2019 - 21:32
Zbuloni detajet

Arsenal ka fituar 3: 0 në përballjen e dytë ndaj BATE Borisovit në kuadër të Ligës së Evropës, shkruan Zëri.info.

Arsenal kaloi në epërsi fal autogolit të shënuar nga Zakhar Volkov në minutën e 4’-të, ndërsa epërsia u dyfishua nga Shkodran Mustafi (39’), pas një asistimi nga Granit Xhaka.

Golin e fitores e shënoi Sokratis në minutën e 60’-të, ku sërish Xhaka asistoi.

Në fund të ndeshjes, Granit Xhaka pati një kacafytje me serbin e BATE-s, Bojan Debasic.

Kjo ndodhi për shkak të një ndërhyrjeje të ashpër të serbit.

Gjakrat u qetësuan shpejt.

Shikoni videon e mëposhtme. /Zëri.info