Pas aferës seksuale me këngëtaren serbe, futbollisti boshnjak vjen me deklaratën e vitit

Sport February 21, 2019 - 15:43
Detajet

Reprezentuesi i Bosnjës dhe Hercegovinës, Ognjen Vranjes, ka thënë se kriteri i parë do të duhej të ishte kontributi në fushë dhe ekip, e jo aferat.

Vranjes është larguar nga reprezentacioni për shkak të skandalit seksual me këngëtaren Jelena Karleusa, ndërsa ka reaguar vetë futbollisti.

Ata e kanë mbajtur lidhjen e fshehtë derisa Jelena ka qenë e martuar.

Në intervistë për mediat serbe Vranjes e ka komentuar vendimin e përzgjedhësit, Robert Prosinecki, për largimin e tij nga ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.

“Është e hidhur pse nuk shikohen performanca dhe kontributi për reprezentacionin, por se në cilin shtrat kam qenë”, ka thënë Vranjes, përcjell Zëri.info.

Duket se fqinjët e kanë shfrytëzuar jetën jashtë futbollit të futbollistit nga Banja Lluka dhe aferën më të re për ta larguar nga skuadra.

Ish-reprezentuesi boshnjak, Sanel jahic, ka qenë i ashpër me Vranjesin, pas vendimit të Prosineckit përr të mos e ftuar atë në ekipin kombëtar.

“Vendimi është plotësisht i drejtë. Duhet të jetë ndonjë rend dhe nuk mundet një futbollist të jetë mbi reprezentacionin. Edhe një Messi do të duhej të largohej nga Argjentina, po ta bënte të njëjtën gjë, e jo një Vranjes. Rreth rastit të Karleuses nuk do të merrem, ajo është jeta e saj, të bëjë çkado që të dëshirojë”, ka thënë Sanel Jahic. /Zëri.info