Nesër Grand Slami i Dusseldorfit, Majlinda Kelmendi mëson emrin e kundërshtares së radhës

Sport February 21, 2019 - 15:35
Detajet

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, do të rikthehet të premten në gara, pas pushimit që bëri në Grand Slamin e Parisit.

Heroina kosovare do të garojë në Grand Slamin e Dyseldorfit, që mbahet prej të premtes deri të dielën. Majlinda, e cila do të garojë të premten në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, është garuesja e vetme që do të përfaqësojë vendin tone, shkruan Zëri.

Kjo pasi xhudistët tjerë, Akil e Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Loriana Kuka, do të pushojnë.

Grand Slami i Dyseldorfit është gara e dytë këtë vit për medalisten e artë Olimpike, pas medaljes së artë të fituar muajin e kaluar në Grand Prixin e Tel Avivit.

Image

Në Dyseldorf marrin pjesë 683 garues nga 97 shtete, ndërsa Grand Slami është i vlefshëm për pikë Olimpike Tokio 2020.

Ndërkaq, sot është hedhur edhe shorti, ku xhudistja pejane ka mësuar emrin e kundërshtares së radhës, shkruan Zëri.

Sportistja më e suksesshme kosovare do të përballet me gjermanen, Verena Thumm në kategorinë deri në 52 kilogramë në rrethin e dytë, pasi rrethin e parë e kaluan pa duel./Zëri/

Image