Kosova debuton në Kampionatin Evropian, mësohen datat e ndeshjeve

Sport February 21, 2019 - 14:31
Detajet

Në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës, sot Përfaqësuesja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për Kampionatin Evropian, “EURO 2021” në kategorinë e femrave.

Kosova është renditur në Grupin A, teksa do të ketë kundërshtarë të vështirë si Rusia, Holanda, Estonia, Turqia dhe Sllovenia, shkruan Zëri.

Ndërkaq, vashat e Shqipërisë kanë një grup me katër skuadra, për dallim nga Kosova që ka pesë sosh, teksa renditen në Grupin E.

Shqipëria në këto eliminatore do të përballet me Skocinë, Finlandën, Portugalinë dhe Qipron.

Ky cikël i ndeshjeve pritet të fillojë nga 29 gushti i këtij viti deri më 22 shtator të vitit të ardhshëm./Zëri/

Image