Pas humbjes nga Atletico, 'zbardhet' problemi madhor i Juventusit

Sport February 21, 2019 - 11:49
Detajet

Juventusi ka arsye të jetë i shqetësuar sepse gjashtë prej shtatë golave i kanë pësuar nga ndërprerjet.

Humbja, 2:0 nga Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve erdhi pas golave të pësuar nga një korner dhe një gjuajtje e lirë.

Megjithatë, kjo nënkupton se “Zonja e Vjetër” ka një problem madhor në këtë aspekt.

Nga ana tjetër, Juventusi ka harruar të shënojë nga gjuajtjet e lira, teksa goli i fundit erdhi para 34 ndeshjeve.

Ndryshe, Juventusi është lider absolut në Serie A, por se në Ligën e Kampionëve ka shumë punë për të bërë që të kualifikohet tutje./Zëri/