Garë e shkarkimeve në Premierligë - trajnerët që mund të shkarkohet në vazhdim

Sport February 21, 2019 - 11:44
Detajet

Maurizio Sarri është duke e ndjerë presionin te Chelsea pas eliminimit të hënën nga Kupa FA prej Manchester Unitedit.

Italiani e mori drejtimin e klubit londinez pas largimit të bashkëkombësit të tij, Antonio Conte, megjithatë rezultatet e dobëta dhe taktikat e mërzitshme janë duke e vënë Sarrin pranë largimit nga “Stamford Bridge”.

Chelsea është duke hezituar menjëherë që ta shkarkojë Sarrin, duke i dhënë mundësi edhe disa ndeshje që ta dëshmojë veten te drejtuesit e klubit se është njeriu i duhur për ta drejtuar skuadrën, shkruan Zëri.

Pas ndeshjes me Malmon, Chelsea përballet të dielën me Manchester Cityn në kuadër të finales së Carabao Cup, teksa skuadra londineze kishte humbur ditë më parë nga “Qytetarët” me rezultat turpërues, 6:0 në kuadër të Premierligës.

Ashtu si Maurizio Sarri, edhe Marco Silva është duke e ndjerë presionin tek Evertoni, teksa ai mund të shkarkohet shumë shpejt.

Image

Në përgjithësi, ka pasur rreth 13 ndryshime menaxheriale sezonin e kaluar në Premierligë me skuadrat si West Hami, Southamptoni dhe Crystal Palace që në mesin e tyre vendosën ta fillojnë sezonin me trajnerë të ri, ndërkaq këtë sezon deri më tani ka pasur rreth nëntë ndryshime.

Lista e trajnerëve që e kanë humbur punën në sezonin, 2018/19:

Arsenal, Arsene Wenger (i shkarkuar, 13 maj) – i zëvendësuar nga Unai Emery

Everton, Sam Allardyce (i shkarkuar, 16 maj) – I zëvendësuar nga Marco Silva

West Ham, David Moyes (skadim i kontratës, 16 maj) – i zëvendësuar nga Manuel Pellegrini

Chelsea, Antonio Conte (i shkarkuar, 13 korrik) – i zëvendësuar nga Maurizio Sarri

Fulham, Slavisa Jokanovic (i shkarkuar, 14 nëntor) – i zëvendësuar nga Claudio Ranieri

Southampton, Mark Hughes (i shkarkuar, 3 dhjetor) – i zëvendësuar nga Ralph Hasenhuttl

Manchester United, Jose Mourinho (i shkarkuar, 18 dhjetor) – i zëvendësuar nga Ole Gunnar Solckjaer (trajner i përkohshëm)

Image

Huddersfield, David Wagner (me marrëveshje të përbashkët, 14 janar) – i zëvendësuar nga Jan Siewert.

Por, siç dihet, vëmendja më e madhe është te Chelsea, ku në rast të vazhdimit të krizës në rezultate, Sarri do të shkarkohet nga presidenti, Roman Abramovich.

Momentalisht, Chelsea pas 26 ndeshjeve të zhvilluara, renditet në vendin e gjashtë në renditjen tabelare, teksa ndeshjen e radhës e zhvillon në shtëpi kundër Brightonit./Zëri/