Shumë shqiptarë, shumë duiele interesante - Liga e Evropës me 15 ndeshje sonte

Sport February 21, 2019 - 11:26
Detajet

Në kuadër të fazës së 1/32-tës në Ligën e Evropës, sonte do të zhvillohen 15 ndeshje interesante.

Mbrëmë, u zhvillua ndeshja e kthimit mes Sevillës dhe Lazios, ku me rezultat të përgjithshëm, 3:0, skuadra andaluziane është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt.

Ndërsa, sonte kualifikimin tutje e kërkojnë edhe favoritët si Arsenali, Chelsea, Interi dhe Napoli, shkruan Zëri.

Punët pak më keq i ka Arsenali, pasi skuadra e Unai Emeryt pësoi humbje në ndeshjen e parë në Borisov me rezultat minimal, 1:0, andaj sonte në Londër, “topçinjtë” kërkojnë rikthimin e rezultatit.

Në krye me dyshen shqiptare, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, Arsenali kërkon ta largojë zhgënjimin e tifozëve dhe ta zë një vend në fazën e ardhshme.

Chelsea e ka mposhtur në ndeshjen e parë Malmon me rezultat 2:1 në Suedi, ndërsa sot në Londër pritet ta vulosë kualifikimin, ashtu edhe si Interi që në Austri mposhti Rapid Wien me rezultat, 1:0, teksa sot “Nerazzurrët” duan kualifikimin në Milano.

Napoli kishte triumfuar kundër Zurich të shqiptarëve në Zvicër me rezultat, 3:1, ku golin e nderit për vendasit e kishte shënuar ylli i Kosovës, Benjamin Kololli, andaj skuadra e Carlo Ancelottit konsiderohet favorit absolut edhe sonte.

Ndryshe, sonte priten të paraqiten edhe futbollistët tjerë shqiptar si Amir Rrahmani (DNK), Elseid Hysaj te Napoli dhe të tjerë./Zëri/

Image