Jo vetëm te gazetarët, Cristiano Ronaldo bëri veprimin brilliant edhe në stadium

Sport February 21, 2019 - 10:09
Detajet

Cristiano Ronaldo është mësuar që të ofendohet gjatë gjithë kohës nga tifozët e skuadrës kundërshtare, kështu që kjo ndodhi edhe në ndeshjen mes Atletico Madridit dhe Juventusit në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Kur dikush thotë diçka ofenduese, madje edhe në mënyrë qesharake, atëherë ju mund të prisni që të ‘shkatërroheni’ nga ata, e kështu ndodhi edhe me tifozët e klubit madrilène në mbrëmjen e së mërkurës.

Protagonisti kryesor ishte Cristiano Ronaldo, i cili pavarsisht se ka fituar pesë here çmimin më të madh individual në futboll, “Topin e Artë”, është ofenduar shumë shpesh në karrierën e tij, shkruan Zëri.

Pas Kampionatit Evropian, “Euro 2004”, ku Portugalia kishte eliminuar Anglinë, aso kohe, Ronaldo luante për Manchester Unitedin dhe atë vit ai ishte ofenduar vazhdimisht nga tifozët kundërshtar në Premierligë e më gjerë.

Në mbrëmjen e së mërkurës, Ronaldo u rikthye në Madrid për herë të pare që prej largimit nga Real Madridi në verë, dhe tifozët e Atletico Madridit nuk arritën të rezistonin pa e përqeshur atë.

Megjithatë, ish-anëtari i Sporting Lisbonës kishte një përgjigjje perfekte pvr tifozët madrilène, duke ua kujtuar atyre se ka fituar pesë tituj të Ligës së Kampionëve, derisa ata nuk e kanë fituar asnjëherë këtë titull.

Në mënyrë brilliante, kapiteni i Kombëtares portugeze kishte ngritur pesë gishta për t’iu treguar tifozëve të Atletico Madridit se në karrierën e tij ka fituar pesë tituj të kompeticionit më prestigjioz evropian, duke iu referuar Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, në fund buzëqeshja iu takoi nikoqirëve, pra Atletico Madridit që regjistruan fitore me rezultat solid, 2:0 pas golave të shënuar nga Jose Maria Gimenez dhe Diego Godin në ndeshjen e zhvilluar në “Wanda Metropolitano”, teksa një gol i Atletico Madridit i shënuar nga Alvaro Morata ishte anuluar nga sistemi VAR.

Mbetet të shihet nëse Juventusi do të mundet ta rikthejë rezultatin në ndeshjen e kthimit në “Allianz Stadiumin” muajin e ardhshëm dhe nëse Ronaldo do të mundet ta fitojë titullin e gjashtë të Ligës së Kampionëve me klubin e tij të tretë.

Image

Deri më tani, sulmuesi portugez e ka fituar pesë herë këtë titull – një herë me Manchester Unitedin dhe katër herë me Real Madridin.

Nga Real Madridi, Ronaldo u largua në korrik të vitit të kaluar pas disa mosmarrëveshjeve me presidentin, Florentino Perez, teksa aventurën te Juventusi e ka nisur mbarë, teksa sot është golashënuesi kryesor në Serie A me 19 gola të shënuar./Zëri/