E mrekullueshme: Flamuri i Kosovës në tribuna në ndeshjen e Ligës së Kampionëv

Sport February 21, 2019 - 09:38
Detajet

Lyoni arriti ta ndalë Barcelonën në mbrëmjen e së martës në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Në ndeshjen që u zhvillua në Francë, Lyoni ia doli të barazojë pa gola me Barcelonën, pavarësisht dominimit absolut të katalunasve.

Në mesin e shumë tifozëve të Barcelonës nga mbarë bota në stadium, aty kishte edhe tifozë kosovar në mbështetje të kampionit aktual të La Ligës, shkruan Zëri.

Në tribunat e stadiumit të klubit francez, ishte shpalosur edhe flamuri i Kosovës.

Image

Flamuri i shtetit më të ri në Evropë është parë në foton e postuar nga Barcelona, që i ka vendosur edhe një mesazh.

“Faleminderit shumë për mbështetjen tuaj”, ka shkruar klubi katalunas në rrjetin social, Twitter.

Ndryshe, ndeshja e kthimit në “Camp Nou” zhvillohet muajin e ardhshëm./Zëri/