E tradhëtoi derisa ishte shtatzënë, Martial ka një mesazh për gruan e tij

Sport February 21, 2019 - 09:03
Detajet

Ylli i Manchester Unitedit, Anthony Martial i ka kërkuar falje gruas së tij, Melanie da Cruz pasi e kishte tradhtuar atë derisa ajo ishte shtatzënë.

Martial ka postuar një foto ku shihet ai dhe Melanie, teksa në përshkrim ka një mesazh për gruan e tij, shkruan Zëri.

Image

“Do të doja të kërkoj falje për sjelljet e mia, familja ime e bukur dhe në veçanti gruas sime. Kam bërë gabime dhe më vjen keq, por nuk do të ndodh prapë”, shkroi Martial.

Mediat britanike kanë zbuluar se Martial ka shkëmbyer mesazhe me modelen, Malika Semichi derisa Da Cruz ishte në muajin e tetë, teksa ata ishin takuar në një klub nate.

Ndryshe, tashmë Da Cruz ka lindur djalin e parë të Martial, i quajtur Swan, në korrik të vitit të kaluar./Zëri/

Image