Nga xhirimet e nxehta, lëndimet, ndarja dhe lidhja e re, kjo është historia e yllit të futbollit anglez

Sport February 20, 2019 - 23:21
Zbuloni detajet

Futbollisti i Tottenhmit, Dele Ali, në këtë sezon po ka shumë problem me lëndimet, të cilat e kanë larguar nga fusha e gjelbër, ndërkohë që ka mbetur pa të dashurën Rubi Mejin, pasi tashmë duket se në mes tyre është me një femër tjetër, Megan Barton-Hanson, shkruan The Sun, përcjell Zëri.info.

Mediat britanike kanë bërë të ditur se Ali është njoftuar me Megan para disa muajve, duke e mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre.

Image

“I ka pëlqyer që në shikimin e parë dhe menjëherë ka shkuar tek ajo. I kanë rënë menjëherë në sy, e ka kërkuar numrin e saj të telefonit e më pas e ka ftuar në darkë. Megan ishte e befasuar. Ndërmjet tij dhe Rubit përfundimisht ka marrë fund gjithçka”, ka thënë për ‘The Sun’ një burim i afërt me futbollistin.

Image

“Dele ka thënë se me Rubin nuk shkonte mirë. Ka qenë i dëshpëruar, ka luftuar që të mbeten bashkë, por ai nuk ka dashur të jetë me të”, ka thënë i njëjti burim.

Image

Është interesant të thuhet se, Ali dhe Rubi në shkurtin e vitit të kaluar kanë qenë në qendër të një skandali seksual, pasi ishte publikuar një xhirim pornografik. /Zëri.info

Image

Image