Pasi i rehatuan fëmijët në gjumë, Demichelis dhe gruaja e tij e përjetuan ferrin

Sport February 20, 2019 - 20:51
Zbuloni detajet

Ish-futbollisti i njohur, Martin Demichelis, para disa ditësh ka përjetuar një dramë familjare, pasi kishte pasur një përleshje me katër plaçkitës, shkruajnë angleze, përcjell Zëri.info.

Martin dhe bashkëshortja e tij, Evangelina Anderson, një ish-modele e njohur, i kishin vënë në gjumë tre fëmijët e tyre, të cilët më pas i kishin fotografuar dhe foton e kishin postuar në Instagram.

Image

Megjithatë, rreth orës tre të mëngjesit ata i ka zgjuar një zhurmë në katin përdhesë të shtëpisë, pasi aty ishin futur hajnat.

Shpirti i tij luftarak, për të cilin ai ishte i njohur në fushë, ka bërë që ai menjëherë të niset në aksion duke u rrahur me plaçkitësit, të cilët kanë ikur me të shpejtë.

Image

Hajnat e kishin marrë gjahun e tyre, disa të holla, disa orë dore, por shumë më pak se ç’kishin menduar.

Më pas është zbuluar se ata kishin menduar që me sprej t’i vejnë në gjumë të gjithë anëtarët e familjes, në mënyre që të marrin sa më shumë gjëra. Por, këtë e kishte shmangur Demichelis.

Image

Ai ka luajtur për Kombëtaren e Argjentinës dhe skuadra të njohur si Bayern Munich dhe Manchester City. /Zëri.info