Feronikeli - Vëllaznimi, mbyllet ndeshja derbi e Ligës së Parë

Sport February 20, 2019 - 20:45
Zbuloni detajet

Ka përfunduar ndeshja derbi e Ligës së Parë të Kosovës në basketboll, ndërmjet Feronikelit të Drenasit dhe Vëllaznimit të Gjakovës, e cila përfundoi me rezultat të thellë 107:66, shkruan Zëri.info.

Në radhët e Feronikelit ishin madje 6 basketbollistë më pikë dyshifrore, ndërsa më efikasit ishin Mustafë Merovci me 25 pikë dhe Arti Hajdari që realizoi 23 sosh.

Te Vëllaznimi u dalluan Taaj Ridley dhe Atik Koshi, që realizuan nga 17 pikë secili.

Kjo është fitorja e 13-të e skuadër së drejtuar nga trajneri Petrit Zeqiri, nga po aq ndeshje të zhvilluara. /Zëri.info