Schalke e pret Manchester Cityn e Pep Guardiolës, formacionet

Sport February 20, 2019 - 20:05
Lexo Detajet

Schalke do të jetë nikoqir i Manchester Cityt të Pep Guardiolës në Gelsenkirchen, për ndeshjen e parë të 1/8 se finales mes këtyre dy skuadrave në Ligën e kampionëve, e cila nis në orën 21:00.

Schalke e kërkon çerekfinalen e parë që prej sezonit 2010-11 në Champions, por përballë do ta ketë kampionin e Premierligës, që të paktën në letër është favorit.

Por, Schalke nuk ka shënuar fitore ndaj një skuadre angleze në gjashtë ndeshjet e fundit në garat evropiane, duke humbur katër herë dhe barazuar dy herë tjera.

Ky është sezoni i gjashtë që City e arrin fazën e nokautit në Champions, dhe i ka fituar 12 prej 13 ndeshjeve të fundit para këtij takimi.

Image

Image