Sevilla eliminon Lazion e shqiptarëve

Sport February 20, 2019 - 20:04
Lexo Detajet

Ëndrra evropiane e Valon Berishës dhe Thomas Strakoshës përfundon në fazën e 1/16 të Europa League.

Sevilla ka eliminuar Lazion dhe është kualifikuar në 1/8 të garës së dytë më të rëndësishme në futbollin evropian.

Spanjollët fituan me rezultat të përgjithshëm 3-0 derisa sot fituan me rezultat 2-0.

Golin e patë për Sevillën e shënoi Ben Yedder në minutën e 20-të derisa dyfishoi Sarabia në minutën e 78-të.

Të dy skuadrat në minutat e fundit luajtën me nga një lojtar më pakë pas ndëshkimit me të kuq të Vazquez për vendasit dhe Marusic për mysafirët.