Ylli i Kosovës shërohet në Beograd

Sport February 20, 2019 - 20:02
Lexo Detajet

Dyshja shqiptare e Lazios, Valon Berisha dhe Riza Durmishi, janë trajtuar nga doktoresha “magjistare” serbe në Beograd fundjavën që lamë pas. Gazetta dello Sport shkruan se Lazio është duke e përdorur Marijana Kovacevicin për t’i shëruar lojtarët e shumtë të dëmtuar.

Që prej transferimit të tij në Lazio nga RB Salzburg më 3 korrik të vitit të kaluar, Berisha ka bërë vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat deri tani këtë sezon shkaku i lëndimit muskulor, i cili e ka përcjell gjatë gjithë kësaj kohe.

Mesfushori i ekipit kombëtar të Kosovës mungoi në nëntë ndeshje të këtij sezoni si pasojë e këtij lëndimi, që i është paraqitur tri herë brenda gjashtë muajve. Hera e fundit ishte para ndeshjes së fundjavës në Serie A, në fitoren e Lazios 2:1 ndaj Genoas.

Ndërkohë që bashkëlojtarët e tij po luanin në Genoa këtë fundjavë, Berisha bashkë me Bastos, shqiptarin e Danimarkës Riza Durmishin dhe serbin Sergej Milinkovic-Savic fluruan drejt Beogradit për t’u konsultuar me Marijana Kovacevicin.

Derisa Berisha nuk është pjesë e Lazios as për ndeshjen kundër Sevillës, që po zhvillohet momentalisht në Evropa Ligë, Durmishi dhe Milinkovic-Savic ia kanë dalë.

Kovacevic e përdor një gel për masazh i bërë nga placenta e kalit. Kjo metodë duket se po jep frute. Trajtimi zgjat nga 1 deri në shtatë ditë, dhe rigjeneron qelizat e dëmtuara të muskujve, sipas gazetës italiane.

Gazeta italiane shkruan se Kovacevic ka CV të respektuar, pasi në të kaluarën ka shëruar edhe yje të tjera të futbollit, si Dario Srna, De La Pena, Dejan Stankovic, Alberto Aquliani, Robin Van Persie, Alekssandar Kolarov, Javier Mascherano, Fernando Torres dhe Diego Costa. /Express/